Paris Saint-Germain ka kaluar në epërsi përballë Interin në finalen e Ligës së Kampionëve.
Skuadra franceze e nisi fuqishëm ndeshjen, duke i bërë presion asaj italiane.
Kjo u shpërblye me gol, ndërsa realizoi ish-lojtari i Nerazzurëve, Achraf Hakimi.
Ishte minuta e 12-të, kur Desire Doue lëshoi një pasim te marokeni që shënoi me lehtësi.