Teksa nuk na ndajnë shumë nga ndeshja Shqipëri-Serbi, tifozët kuqezi kanë provokuar me një banderolë.
Një grup tifozësh, janë ngjitur te Piramida, ndërsa kanë hapur prej aty një banderolë ku shfaqet portreti i Isa Boletinit, ndërsa shkruhet; Hasmi i vjetër nuk bëhet mik i ri.
Kujtojmë se në ndeshjet e kaluara mes dy skuadrave ka pasur provokime të tilla, që kalojnë përtej futbollit.