VIDEO/ Prezantimi me skuadrën dhe stërvitja e parë e Asllanit te Beshiktashi, Rashica bën përkthyesin

Kristjan Asllani ka firmosur sot me skuadrën e Beshiktashit, me të cilën do të vazhdojë karrierën e tij në këtë sezon. Futbollisti u prezantua nga klubi turk dhe nuk ka humbur kohë, duke iu bashkuar menjëherë ekipit.

Në videon e publikuar nga vetë klubi i Beshiktash, shihet Asllani teksa takon për herë të parë shokët e rinj të skuadrës, duke i përshëndetur ata në palestrën e klubit, ndërsa kishte një takim sigurisht me të përzemërt me Milot Rashicën, i cili është gjithashtu pjesë e skuadrës së qytetit të Stambollit.

Pikërisht Rashica ishte ai i cili qëndroi më gjatë me Asllanin edhe gjatë seancës stërvitore, kur mesfushori zbriti në fushën e lojës, duke u bërë shpesh edhe përkthyesi i futbollistit të Kombëtares shqiptare në bisedën me pjesëtarë të ndryshëm të klubit.


Shtuar 31.01.2026 13:29