VIDEO / Përleshje e tmerrshme midis tifozëve të Botafogos dhe PSG-së në shkallët e stadiumit

Një përleshje e madhe ka ndodhur në shkallët e stadiumit gjatë ndeshjes mes Botafogos dhe Paris Saint-Germain në kuadër të Kupës së Botës për Klube.

Botafogo bëri befasinë më të madhe deri tani në Kupën e Botës për Klube, duke mposhtur Paris Saint-Germain me rezultat 1-0 në ndeshjen e raundit të dytë të Grupin B.

Megjithatë, kjo ndeshje e Kupës së Botës për Klube na la me imazhin e parë të paharrueshëm: një përleshje brutale midis tifozëve të Botafogos dhe PSG-së në tribunat e stadiumit Rose Bowl.

Gjatë ndeshjes në të cilën kampionët e Copa Libertadores mposhtën fituesit e Ligës së Kampionëve, një grup tifozësh u përleshën në një përleshje të turpshme.

Kjo përleshje mes dy tifozërive përfundoi me disa persona të lënduar për shkak të goditjeve të rënda.


Shtuar 20.06.2025 16:26