VIDEO/ Përfundon gara kronometrike! Vendoset rekord i ri te Xhiro e Italisë që po mbahet në Shqipëri

Xhiroja e Italisë vijoi sot me etapën e dytë në Tiranë, një garë kronometri 13.7 km me 150 metra disnivel në rrugët e kryeqytetit.

Joshua Tarling, që përfaqëson Britaninë e Madhe, e mbylli në vendin e parë. Vetëm 21 vjeç dhe 2 muaj, vendosi rekord të ri në Xhiron e Italisë. Tarling u bë çiklisti më i ri që arrin një fitore në garën kronometrike. SHIKONI VIDEO

Me vetëm 1 sekond pas tij, e mbylli slloveni Primoz Roglic. Australiani Jay Vine, 3 sekonda pas Tarling, u rendit i treti. Emocionet e kësaj gare që u mbyll në orën 17:13 ishin deri në fund.

Një cirkuit i cili ishte tërësisht qytetas, ku pas 8 kilometrave të para çiklistët u përballën me 1.3 km malore (5.6%) në Sauk, ndërsa 2 kilometrat e fundit ishin të njëjta me etapën e parë.


Shtuar 10.05.2025 17:52