VIDEO/ Panik në Lojërat Olimpike, notarja humb ndjenjat dhe dërgohet me urgjencë në spital

Një situatë shqetësuese ka ndodhur në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Tamara Potocka ka rënë pa ndjenja gjatë garës së saj në not.

Notarja sllovake ka humbur ndjenjat në momentin që ka dalë nga uji.

Menjëherë stafi mjekësorë i ka ardhur në ndihmë, duke i vendosur një masë oksigjeni, ndërsa shihet në barelë duke u larguar nga pishina.

Stafi mjekësor ka deklaruar se 21-vjeçarja është e ndërgjegjshme dhe fatmirësisht gjendja e saj është stabilizuar.

Potocka përfundoi e 7-ta në garë në disiplinën e 200 metrave me pengesa. Ajo regjistroi kohën 2 minuta e 14 sekonda.


Shtuar 2.08.2024 18:55