VIDEO/ Odise Roshi shënon sërish, vjen goli i pestë i këtij edicioni

Odise Roshi vazhdon të tregojë se është një ekspert para portës kundërshtare, sa herë që i shfaqet rasti në futbollin turk ku është tashmë pjesë e Keçiorengyçy në kategorinë e dytë.

Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, ka lënë edhe sot shenjën e tij në barazimin 2-2 të ekipit përballë Amedspor, një prej skuadrave me pretendime për t’u ngjitur në Superligë.

Në minutën e 78 të ndeshjes, pas një goditje këndi, ai i ishte i vëmendshëm në shtyllën e dytë për të ndjekur aksionin e çuar sferën në rrjetë, duke siguruar të paktën një pikë për ekipin e tij.

SHIH VIDEON

Ky ishte gli i pestë i këtij edicioni për Roshin i cili ka dhënë edhe 4 asiste.


Shtuar 28.02.2026 22:18