VIDEO/ Nuk vonon Anglia, barazojnë shifrat me gjuajtjen e parë në portë

Ka zgjatur vetëm 5 minuta avantazhi i Zvicrës ndaj Anglisë me këta të fundit që kanë barazuar rezultatin.

Fillimisht “helvetët” shënuan në minutën e 75-të, me Embolo ndërsa Anglia e Southgate tundi rrjetën në minutën e 80-të me anë të Bukayo Saka.

Magji e mesfushorit i cili nga e djathta lëshon një gjuajtje të pakapshme me të majtën duke barazuar shifrat.


Shtuar 6.07.2024 19:43

Tags: