VIDEO / Nuk mund ta ndalnin as sigurimi, momenti kur Vinicius u fut në tribuna dhe festonte me tifozët

Vinicius Junior ka dhuruar një tjetër paraqitje spektakolare në fitoren e Real Madridit.

Los Blancos fituan 2-0 në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Borussia Dortmund, derisa ylli brazilian realizoi golin e dytë në këtë sfidë.

Për Real Madridin ky ishte titulli i 15-të në histori të tyre që e fitojnë në Ligën e Kampionëve, derisa për Vini Jr vetëm i dyti.

Megjithatë ylli brazilian vendosi që pas përfundimit të ndeshjes të festonte me tifozët, por duke u futur në tribuna.

Përkundër se sigurimi i stadiumit tentuan ta ndalonin, Vini Jr kaloi gjitha pengesat dhe u fut në tribuna në mes të tifozëve duke festuar me ta.

Ai mori qindra puthje dhe përqafime nga tifozët madrilen, derisa video e tij në mes të tifozëve është bërë virale në rrjetet sociale.


Shtuar 2.06.2024 13:47