Armando Broja flet për momentin më të bukur në Kombëtare (VIDEO)

Në një botë ku talenti shpesh mbytet nga presioni dhe pritshmëritë, Armando Broja, po tregon se me punë, përkushtim dhe mentalitet pozitiv, ëndrrat bëhen realitet.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, ka arritur tashmë të lërë gjurmë në Europë, duke kombinuar aftësinë e tij në fushë me një personalitet të hapur dhe të qetë jashtë saj, por ende nuk e ka treguar aresnalin e tij të vërtetë, për sa i përket cilësive.

Nga debuti i paharrueshëm në Europian kundër Italisë, tek ushqimi i preferuar dhe idhulli në futboll, Broja tregon nëpërmjet një interviste speciale për “FSHF”, se talenti i tij nuk është vetëm rezultat i natyrës, por edhe fryt i disiplinës, pasionit dhe ëndrrave të mëdha që nisën shumë herët.

Cili është ushqimi jot i preferuar?

Gjella me patate. (Qesh)

Nëse nuk do të ishe futbollist, çfarë profesioni do të kishe?

Basketbollist ose lojtar i NFL.

Cili është idhulli jot në futboll?

Kristiano Ronaldo.

Çfarë ore zgjohesh në mëngjes?

Kur jam me Kombëtaren pak më vonë, kurse në Angli zgjohem në 10 e 15.

Cili është moment jot më i bukur me Kombëtaren?

Ndeshja e parë në Europian, kundër Italisë.

Cili është kundërshtari më i vështirë me të cilin je përballur?

Kundër Spanjës.

A bën ndonjë ritual para ndeshjes?

Jo, nuk jam supersticioz.

Kur e ke kuptuar që mund të jesh një futbollist i mirë?

Në moshë 16-17 vjeç, atëherë kam qenë duke u stërvitur me ekipin e parë të Çelsit.

Çfarë muzike dëgjon?

Kam qejf të dëgjoj Drake.

Filmi jot i preferuar?

Hacksaw ridge!

Çfarë do t’i thoje Brojës së vogël në këtë moshë që je?

Do i thoja që jeta është shumë e vështirë, por duhet të jemi të foksuar, të përqëndruar në çdo moment. Ditët e vështira kalojnë, duhet të jesh me mentalitet pozitiv.

 


Shtuar 26.10.2025 10:01