Rejnxhërs u mposht dje nga Sëlltik në çerekfinalen e Kupës së Skocisë. Triumfi erdhi përmes penalltive me rezultatin 4-2, pasi asnjë gol nuk u shënua në 120 minuta. Bajrami e shënoi penalltinë e tij me Rejnxhërsin, teksa pas kaosit të tifozëve u pa i nervozuar.
Bajrami po i drejtohej dhomave të zhveshjes, kur u fokusua duke u mbajtur nga një zyrtar i Rejnxhërs. Kjo humbje ndaj rivalëve historikë dhemb për ekipin e tij, që tashmë fokusin e ka vetëm në kampionat.
Bajrami e ka humbur prej kohësh vendin e titullarit në Skoci. Madje vazhdimisht përflitet për një largim të tij në verë.
Reagimi i Bajramit: (VIDEO)
