VIDEO/ Në qendër të merkatos në Turqi, por Rey Manaj rikthehet në Shqipëri

Rey Manaj është padiksutim futbollisti më i komentuar kohët e fundit. Penalltia e humbur ndaj Serbisë e ka vënë në qendër të vemendjes së tifozëve.

Por gjithashtu jemi në periudhë merkatoje dhe emri i tij po lakohet shumë nga ekipe të tjera. Lushnjari ka kontratë me Sivasspor, por Samsunspor e kërkon për sezonin e ri. Te këto të fundit luan edhe Arbnor Muja.

Pavarësisht se është në qendër të merkatos, futbollisti ka preferuar të rikthehet sërish në Shqipëri. Manaj ka zgjedhur të kalojë disa ditë pushimi në Shqipëri.

Sulmuesi nuk ka nguruar, teksa ka ndarë me njekësit një video gjatë pushimit të tij, i cili ka preferuar të rimarrë disa energji para startit të sezonit të ri.


Shtuar 20.06.2025 16:17