Bylis mposhti Dinamon në një ndeshje dramatike të vlefshme për javën e 2-të të Superiores.
Ballshiotët arritën të fitojnë falë një goli të Brunos të shënuar në minutën e 100-të i cili i dha fitoren skuadrës së tij.
Më herët Dinamo pati shansin e artë për të kaluar në avantazh por Dejvi Bregu gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Gjithashtu bluve iu janë anuluar edhe dy gola për shkak të pozicionit jashtë loje.
Duhet thënë se Bylisi e dominoi sfidën duke krijuar më shumë raste dhe tashmë marrin 3 pikët e para.