VIDEO/ Muçi është fantastik, bën lëmsh mbrojtjen kundërshtare dhe “gatuan” golin e fitores së Trabzonsporit

Ernest Muçi vazhdon të jetë fantastik me Trabzonsporin. Sot ishte protagonist, pasi bëri gjithçka mirë në pasimin për Zubkov. Ishte pikërisht ky i fundit më pas, që asistoi tek Onuaçu për golin e fitores ndaj Rizespor.

Fillimisht Muçi e mori pasimin nga portieri në minutën e 51-të. U fut në zonën e Rizesporit dhe bëri lëmsh mbrojtjen kundërshtare, për të pasuar te Zubkov.

Këto ishin 3 pikë të arta për Trabzonsporin, që barazon me pikë Fenerbahçen. Objektiv është vendi i dytë, pasi jep mundësinë për kualifikimin në Champions.

Goli i Trabzonsporit: (VIDEO)

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL


Shtuar 15.03.2026 13:45