VIDEO/ Momente tensioni! U vërshëllye nga tifozët e Kosovës, shikoni çfarë ndodh me Granit Xhakën

Granit Xhaka nuk është pritur mirë nga një pjesë e tifozëve kosovarë gjatë ndeshjes së sotme ndaj Kosovës. Shkak duket se u bënë deklaratat e mesfushorit, për lojtarët që u larguan nga Zvicra duke zgjedhur “Dardanët”.

Kapiteni i Zvicrës u vërshëllye disa herë nga tribuna, duke krijuar një atmosferë të tensionuar në “Fadil Vokrri”.

“IndeksOnline” ka siguruar pamje ekskluzive pas përfundimit të ndeshjes, ku Xhaka shihet duke hyrë në një debat të nxehtë me Lulin, kreun e tifozëve “Dardanët”.

Shkëmbimi i fjalëve mes tyre ka zgjatur disa sekonda, ndërsa situata e tensionuar është qetësuar më pas nga pjesëtarë të sigurisë.

Ngjarja ka nxitur reagime të shumta, ndërsa tensionet mes tifozëve dhe Xhakës vijojnë të jenë temë e diskutimeve pas ndeshjes.


Shtuar 18.11.2025 23:41