Milani duket se ka gjetur çelësin si të mposhtë Interin. Sigurisht, me vështirësi, por kuqezinjtë kanë marrë fitoren e radhës në derbin e Madoninës, duke mundur zikaltrit me rezultatin 1-0.
Në fakt, ishte skuadra e Kivu ajo që iu afrua më shumë golit, e ndalur nga Menja dhe shtyllat në pjesën parë të takimit.
Por në të dytën, me një zbritje të shpejtë, Pulisiç i dha avantazhin kuqezinjve.
Interi mund të barazonte shifrat falë një penalltie. Por Menja vendosi përsëri pelerinën e superheroit duke ndalur gjuajtjen e Çalhanollu nga pika e bardhë, për të ruajtur avantazhin që rezistoi deri në fund.
Kështu Milani kthehet në vendin e dytë në renditje, duke lënë pas pikërisht kushërinjtë zikaltër.
