Lionel Mesi ka shënuar një gol fantastik nga goditja e dënimit në barazimin dramatik 3-3 mes Philadelphia Union dhe Inter Majemit.
Ai vazhdon kështu të dhurojë spektakël në elitën e futbollit amerikan MLS.
Vendasit ishin në dy raste në avantazh prej dy golave 2-0 dhe 3-1, por skuadra e argjentinasit barazoi në fund rezultatin.
“Pleshti” ka arritur në kuotën e pesë golave dhe dy asisteve në 10 ndeshje këtë edicion në MLS, derisa ka edhe pesë gola të tjerë dhe një asist në Concacaf Champions Cup.