VIDEO/ Manaj i papërmbajtshëm në Turqi, sulmuesi shqiptar i jep fitore me peshë Sivassporit

Rey Manaj po kalon një sezon të shkëlqyer me Sivassporin në Superligën turke. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka arritur të shënojë edhe ditën e sotme në sfidën përballë Antalyaspor.

Sivasspori po udhëheq ndaj kundërshtarëve me rezultatin e pastër 2-0 në sfidën e vlefshme për javën e 33-të të kampionatit.

Në minutën e 75-të të takimit, Rey Manaj arriti të shënojë golin e dytë për Sivassporin.

Bashkë me golin e realizuar ditën e sotme, sulmuesi kuqezi arrin në kuotën e 11 golave në Superligën turke në 25 paraqitje të kryera me Sivassporin.


Shtuar 26.04.2025 23:08

Tags: