VIDEO/ Loja nuk është shqetësimi më i madh për Shqipërinë, kuqezinjtë kanë humbur… tifozët

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fituar sot miqësoren ndaj Gjibraltarit por ka dalë nga stadiumi me një humbje shumë të rëndë. Kuqezinjtë sot kanë humbur… tifozët.

Si rrallëherë në vitet e fundit, në tribuna nuk dëgjoheshin këngët dhe koret në mbështetje të Shqipërisë. Kjo gjë kishte ndodhur rregullisht në dy dekadat e fundit edhe në vendet më të largëta në kontinent dhe i kishte bërë tifozët shqiptarë të dallueshëm edhe në arenën kombëtare për entuziazmin që i jepnin ekipit.

“Entuziazmi: me vetëm pak thirrje nga familjarët dhe duartrokitjet nga pankina kuqezi që shoqëruan golin e Asanit në ndeshjen e sotme, është ndoshta ajo që të lë shijen më të keqe nga paraqitja e kuqezinjve në Gjibraltar.

SHIH VIDEON

Një situatë që duhet të fillojë të shqetësojë kampin kuqezi, pasi një “braktisje” e tillë, thuajse e plotë, mund të ketë pasoja shumë të rënda edhe në paraqitjet e skuadrës e cila jo rrallëherë, ka marrë një shtysë më shumë nga zemrat kuqezi që i mbështetnin nga tribunat dhe i bënin të ndjeheshin kudo si në shtëpi. /Panorama


Shtuar 4.09.2025 23:20