VIDEO/ Lionel Mesi realizon një supergol në minutën e 90-të

Kampioni i Botës, Lionel Mesi shënoi një gol fantastik në minutën e 90-të në sfidën kuInter Majemi u mposht nga Nashville me shifrat 1-2.

Rodrigo De Pol i dha një top të mirë Mesit, ky i fundit futet në zonë dhe godet me të majtën vrastare, duke e dërguar topin në këndin e sipërm të djathtë. Portieri i Nashville nuk mund të bëjë asgjë për ta pritur goditjen e argjentinasit. (SHIKONI GOLIN)

Por ky gol nuk mjaftoi për Inter Majemin pasi më herët kishte pësuar dy gola në minutën e 9-të nga Surridge me penallti dhe në të 45-ën nga Bauer.


Shtuar 2.11.2025 12:41

Tags: