VIDEO/ Levandovski bën bomberin me tre gola, Barcelona ngushton diferencën me Realin

Barcelona ka përfituar nga hapi fals i Real Madrid në këtë javë të kampionatit dhe falë një fitoreje bindëse ndaj Celta Vigos me shifrat 4-2, i është afruar me 3 pikë kryesuesve të La Liga.

Suksesi erdhi pas një ndeshje shumë argëtuese, sidomos në pjesën e parë ku dy herë radhazi Levandovski i dha avantazhin Barcelonës dhe brenda pak minutash vendasit rivendosnin baraspeshën. Një gol i Jamal në fundin e pjesës së parë, bëri që skuadra e Flik të shkonte në avantazh në pushimin e sfidës.

Në pjesën e dytë, u desh një tjetër gol i Levandovskit që katalanasit të siguronin tre pikët, në një ndeshje të cilën e mbyllën me 10 futbollistë pas kartonit të kuq të De Jong.

SHIKONI GOLAT:

Goli i tretë i Levandovskit (VIDEO)

Goli i Jamal (VIDEO)

Goli i B. Iglesias (VIDEO)

Goli i dytë i Levandovskit (VIDEO)


Shtuar 9.11.2025 23:20

Tags: