VIDEO / Leo Messi me supergol nga goditja e dënimit, Inter Miami kalon në epërsi ndaj Portos në Kupën e Botës për Klube

Inter Miami ka kaluar në epërsi ndaj FC Porto falë një supergoli nga Lionel Messi në minutën e 54-të, në kuadër të Kupës së Botës për Klube.

Porto ishte e para që kaloi në avantazh, me Samu Aggehowa që realizoi nga penalltia me një goditje të fuqishme, duke e çuar rezultatin në 1-0.

Barazimi për Inter Miami erdhi në fillim të pjesës së dytë. Aksioni nisi nga Marcelo Allende, i cili pasoi në të djathtë për Marcelo Weigandt. Ky i fundit krosoi saktë në zonë, ku Telasco Segovia e kontrolloi mirë topin dhe shënoi për 1-1.

Në minutën e 54-t, Lionel Messi tregoi edhe një herë klasin e tij. Ai ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi, duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke e kaluar Inter Miamin në avantazh 2-1.

Ky ishte goli i 50-të i Messit me fanellën e Inter Miami, një tjetër arritje e jashtëzakonshme për yllin argjentinas në futbollin amerikan.


Shtuar 19.06.2025 22:32