Kosova ka bërë histori në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, duke siguruar për herë të parë vendin e barazhit dhe duke u afruar shumë me mundësinë e kualifikimit.
Kjo pasi “Dardanët” kanë triumfuar 2:0 ndaj Sllovenisë në ndeshjen e zhvilluar të shtunën në Ljubljanë.
Goli i parë ka ardhur që që në minutën e gjashtë, kur Fisnik Asllani ka shënuar me një gjuajtje të saktë nga distanca, duke i dhënë Kosovës epërsinë e hershme. (SHIKONI GOLIN)
Sllovenia ka tentuar të reagojë, por mbrojtja e Kosovës dhe portieri Shaipi kanë qëndruar të sigurt.
Pjesa e parë është mbyllur me avantazh minimal. Pas fillimit të pjesës së dytë, përkatësisht në minutën e pesëdhjetë e tretë, Stojanovic e ka marrë kartonin e dytë të verdhë pas një përplasje me Gallapenin, duke e lënë skuadrën vendëse me dhjetë lojtarë.
Kosova e ka shfrytëzuar epërsinë numerike duke e shtrirë dominimin dhe goli i dytë ka ardhur në minutën e gjashtëdhjetë e tretë, kur Karnicnik ka shënuar autogoL. (SHIKONI AUTOGOLIN)
Paraprakisht Muslija e ka pasur një mundësi të mirë për të shënuar, por Oblak e ka pritur.
Më pas Kosova ka pasur edhe disa raste të tjera për të shënuar golin e tretë: në minutën e shtatëdhjetë e tetë, Muslija ka goditur pranë shtyllës, ndërsa një minutë më vonë, Hoxha është gjendur përballë portierit Oblak, por gjuajtja e tij është ndalur.
Në ndeshjen tjetër të grupit, Zvicra e ka mposhtur Suedinë me rezultat 3-1 dhe mbetet lider me trembëdhjetë pikë. Kosova, e vendosur në pozitën e dytë me dhjetë pikë, e pret ndeshjen e ardhshme pikërisht Zvicrën të martën në Prishtinë. Vetëm një fitore e madhe dhe me rezultat të thellë e Kosovës do të mund ta rrëzonte Zvicrën nga pozita e parë në grup. /rtk
