Dinamo e Ilir Dajës shkruajti mbrëmë historinë në arenën Europiane, duke eliminuar gjigantët e Hajdukut të Splitit, pas triumfit 3 me 1.
Pavarësisht se bastet favorizonin kroatët dhe ishin të paktë ata që besonin te kryqytetasit, ata ja dolën të triumfonin në “Air Albania”.
Më të zhgënjyerit për këtë eliminim padyshim janë tifozët e shumtë të Hajdukut të cilët udhëtuan nga Kroacia në Shqipëri.
Të gjithë prisnin një festë të madhe pas mbylljes së sfidës, por Dinamo ua ngriu buzëqeshjen në fytyrë. “Torcida” nuk i përshëndeti farë lojtarët pas mbylljes së ndeshjes të cilët ikën menjëherë në dhomat e zhveshjes.
Tifozët thjesht qëndruan në tribuna me kokat ulura dhe pa këngë. (VIDEO)