Categories: sport

VIDEO/ Kevin Dodaj vendos derbin në Poloni, ish-sulmuesi i Vllaznisë feston mes entuziazmit të tifozëve

Kevin Dodaj ishte protagonist në fitoren 2-1 të Lechia Gdnask ndaj Arka Gdynia, duke shënuar golin që vulosi suksesin në këtë përballje derbi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare U-21 konfirmoi edhe një herë rëndësinë e tij në skuadër.

Shakh e shërbeu me një pasim të saktë në minutën e 51-të, ndërsa Dodaj, i gjendur përballë portierit, realizoi pa vështirësi. Goli shpërtheu festën e lojtarëve dhe të tifozëve në tribunat e stadiumit.

Të lidhura

None found

Për ish-lojtarin e Vllaznisë ky ishte realizimi i katërt në ligën e dytë për nga rëndësia në Poloni, ku ka kontribuar gjithashtu me dy asiste. Dodaj aktivizohet te Lechia Gdnask në formë huazimi, ndërsa kartoni i tij është në pronësi të CSKA Sofia.

Rrugëtimi i tij profesional nisi me shkodranët në vitin 2023, kur u shfaq si një prej talenteve premtues të Superiores pas paraqitjeve të mira me Vllazninë. Transferimi te CSKA Sofia u konsiderua një mundësi për të hedhur një hap përpara në karrierë, por minutat e kufizuara në fushë ndikuan në ecurinë e tij. Kjo solli rikthimin te kuqeblutë në sezonin 2025/26, përpara se Dodaj të niste një tjetër aventurë, këtë herë me Lechia Gdnask.

të fundit

Projektbuxheti 2027, ministri Ervin Demo: Rritja e ekonomisë të ndihet në çdo familje shqiptare

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, deklaroi se projektbuxheti 2027, i pari mbi 10 miliardë euro, synon që rritja…

6 minutes ago

Sunderland pa Xhakën para sfidës me Aston Villën, rikthimi i mesfushorit ende i pasigurt

Sunderland do të ketë një mungesë të rëndësishme në ndeshjen e radhës ndaj Aston Villas, pasi Granit Xhaka nuk do…

8 minutes ago

Federatat e sportit kërkojnë pagesa të menjëhershme dhe paralajmërojnë veprime të koordinuara

Shumica e federatave sportive të Kosovës kanë shprehur shqetësimin për vonesat në realizimin e financimit publik, duke kërkuar nga institucionet…

13 minutes ago

Përplasje e ashpër në Kuvend mes Kurtit dhe Bajramit: “Nuk jeni gjyqtare, por deputete

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është përplasur me deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, gjatë seancës së…

23 minutes ago

Medical student Klea Veli denounces decision of 11 professors who dismissed her from Academic Senate: They removed me only because I supported protesters!

Studentja e Mjekësisë, Klea Veli, ka reaguar publikisht pas vendimit të 11 profesorëve për largimin e saj nga Senati Akademik…

23 minutes ago

Kilaj pas lirimit nga Haga: Të lësh pas shokët që janë vetë historia e Kosovës nuk është aspak ndjenjë e mirë

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isni Kilaj, ka thënë për KosovaPress se nuk është ndjenjë e mirë që është…

23 minutes ago