Një ndeshje e futbollit amator në Indi, ka tërhequr vëmendjen e opinionit sportiv në këto ditë dhe pamjet po bëjnë xhiron e rrjetit pasi protagonist në rolin e goleadorit është një portier.
Duket i mërzitur se skuadra e tij nuk po bënte gol, ai doli përpara dhe lëshoi një gjuajtje të fortë nga distanca. Topi u përplas në traversë dhe u kthye përsëri te portieri i cili lëshoi një tjetër gjuajtje fluturimthi, e cila këtë radhë u ndal në rrjetë.
Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit dhe shumë tifozë insistojnë se ky portier duhet të jetë padyshim një prej kandidatëve për të fituar “Çmimin Pushkash” të vitit të ardhshëm.