VIDEO/ Juventusi fiton ndaj Leçes!

Juventusi ka bërë detyrën në shtëpi, duke triumfuar me rezultatin 2-1 ndaj Leçes, që në këtë duel mbajti në stol dy mesfushorët e Kombëtares shqiptare, Ramadanin dhe Berishën.

Bardhezinjtë kaluan në avantazh në minutën e dytë pas golit të Kopmajners, ndërkohë që në minutën e 33-të, ishte talenti turk Kenan Jilldiz, i cili dyfishoi shifrat. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2 me 0.

Në fragmentin e dytë të lojës ishin miqtë ata që shënuan me Bashiroton në minutën e 87-të, por vetë kaq, pasi festa ishte e gjitha për Juventusin, që arriti të arkivonte 3 pikë të rëndësishme.

Ky ishte triumfi i 15-të në 32 javë për skuadrën e Tudor, që është ngjitur përkohësisht në vendin e tretë, ndërkohë Leçe mban vendin e 17-të me 26 pikë.

FT JUVENTUS-LEÇE 2-1

Kopmajners 2′, Jilldiz 34′ / Bashiroto 87′

GOLI I BASHIROTOS: VIDEO 

GOLI I JILLDIZ: VIDEO 

GOLI I KOPMAJNERS: VIDEO 


Shtuar 13.04.2025 10:25