VIDEO/ Juventus barazim spektakolar me Romën, shkëlqen Zhegrova

Roma dhe Juventusi kanë dhuruar një ndeshje spektakolare në javën e 27-të të Serie A, duke barazuar 3-3 në “Stadio Olimpico”, pas një sfide dramatike që u vendos vetëm në minutat shtesë.

Verdhekuqtë kaluan të parët në avantazh në minutën e 39-të me Wesley França, duke mbyllur pjesën e parë në epërsi minimale. Juventusi reagoi menjëherë pas pushimit, teksa Francisco Conceição barazoi rezultatin në minutën e 47-të.

Roma rifitoi avantazhin në minutën e 54-t me golin e Evan Ndicka dhe vetëm pak minuta më vonë, në të 65-ën, Donyell Malen realizoi golin e tretë, duke i dhënë vendasve një diferencë të sigurt.

Megjithatë, bardhezinjtë nuk u dorëzuan. Jeremie Boga ngushtoi shifrat në minutën e 78-të, ndërsa në minutën e tretë shtesë Federico Gatti shënoi golin e barazimit dramatik, duke i mohuar Romës fitoren në sekondat e fundit.

Ndeshje shumë e mirë për Zhegrovën, i futur në lojë në pjesën e dytë, dhe iniciator në dy golat e fundit të bardhezinjve.

Pas këtij barazimi, Roma ngjitet në kuotën e 51 pikëve në vendin e katërt, ndërsa Juventusi shkon në 47 pikë dhe renditet i gjashti në klasifikimin e Serie A.

VIDEO


Shtuar 1.03.2026 23:20