VIDEO/ Jo vetëm goli i tij, Anis Mehmeti bëri gjithçka edhe te dy golat e tjerë

Anis Mehmeti ka qenë protagonisti absolut i skuadrës së Ipsuiç sot, në fitoren 3-0 ndaj Suonsit. Jo vetëm sepse goli i tij i shpejtë në minutat e parë i dha avantazhin ekipit. Ai ishte protagonisti thuajse në çdo aksion të skuadrës së tij dhe nuk është rastësi që la gjurmë në të tre golat.

Në minutën e 42-t, një pasim i zgjuar i Mehmetit ishte ai i cili solli aksionin e golit të Azon ku u dyfishuan shifrat për ekipin e tij, pasi shmangu një mbulim të dyfishtë në anësore duke hapur hapësirë për shokët e skuadrës.

SHIH VIDEON

Ndërsa shembulli më i mirë i përkushtimit të Mehmetit në ekipin e ri ishte në minutën e 74-t, kur me një insistim në krahun e djathtë të sulmit, vodhi topin në zonën kundërshtare dhe dha asistin për golin e Hirst i cili ashtu si të tjerët vrapoi ta falënderonte futbollistin shqiptar.

SHIH VIDEON


Shtuar 28.02.2026 22:02