Lamin Jamal u shndërrua në heroin e Barcelonës mbrëmjen e sotme, teksa shënoi golin e vetëm të sfidës në duelin ndaj Atletiko Bilbaos, të vlefshëm për javën e 27-të të La Ligës.
Ylli spanjoll tundi rrjetën në minutën e 68-të të sfidës, duke i siguruar 3 pikë të arta katalanasit, të cilët kanë arritur të ruajnë diferencën +4 nga ndjekësit e Realit.
Kjo ishte fitorja e 22-të në kampionat për Barcelonën. Skuadra e Hansi Flik në duelin e ardhshëm do të përballet me Sevijan.
GOLI I LAMIN JAMAL: VIDEO
