Interi mundi 2-0 Udinezen në fazën e 16-të të Kupës së Italisë dhe do të kalojë në turin tjetër, ku do të takohet me Lazion në vitin 2025.
Djemtë e Inzaghit e pësojnë pak në fillim me presionin e skuadrës mike, por më pas zgjidhin ndeshjen në minutën e 30-të me Arnautovic, edhe falë një dhurate të bujshme nga mbrojtja Friuliane.
Goli i dytë erdhi në shtesën e pjesës së parë me një supergol të mrekullueshëm nga mesfushori kuqezi Kristjan Asllani direkt nga goditja e këndit.
Në pjesën e dytë me dy gola në avantazh djemt e Inzaghit zgjodhën të menaxhonin këtë epërsi duke lënë praktikisht të papunë Martinezin, duke goditur shtyllën me Taremin dhe duke marrë në shtëpi një sukses të merituar. Tashmë në raundin çerekfinal do të përballen me Lazion.