Me fanellën me numrin 5 në dorë, ashtu si Zinedine Zidane përpara tij. Në këtë mënyrë, Jude Bellingham u prezantua zyrtarisht te Reali i Madridit, pasi firmosi kontratën që e lidh për gjashtë vitet në vazhdim me gjigandët spanjollë.
Fillimisht përkrah Florentino Perez, presidentit të klubit më të suksesshëm në Europë dhe më pas me podiumin të mbushur plot nga familjarët, Bellingham pozoi me fanellën e ekipit të ri.
None found
Menjëherë pas prezantimit formal, Bellingham foli edhe për mediat, duke falënderuar familjen dhe ish-skuadrat e tij, përpara se të shpaloste objektivat e mëdhenj me Realin e Madridit.
Edhe pse ishte në shënjestër të Manchester City dhe Manchester United, 19-vjeçari anglez vendosi të transferohej në Santiago Bernabeu, te klubi që ka fituar 14 herë trofeun e Champions League.
Presidenti Perez e cilësoi Bellingham si “një prej lojtarëve më të mirë në botë” dhe nënvijëzoi se “pavarësisht konkurrencës së klubeve të tjera, mesfushori zgjodhi Realin”. Me 103 milionë euro të paguara, plus 35 milionë euro në formë bonusi, Bellingham është blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit madrilen.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…
Romano Floriani Mussolini, 23-vjeçari që është stërnipi i diktatorit fashist italian Benito Mussolini, ka shënuar golin e tij të parë…
Qeveria franceze shqyrtoi mundësinë e kufizimit të aksesit në rrjetet sociale, madje edhe të ndërprerjes së internetit celular në zona…
Gjithsej 1.201 fëmijë ishin në konflikt me ligjin dhe u thirrën në stacionin e policisë në vitin 2025. Kjo përfaqëson…
Ministrja e Mjedisti dhe ish- deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale e ka…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se ka kërcënuar me vrasje edhe…