Inter U19-Lacio U19 ishte sfida kryesore e kësaj jave në Primavera 1, me zikaltërit e rinj që regjistruan një fitore tenistike me rezultatin e thellë, 6-2.
Gjithsesi ishte një ditë e mirë për talentin shqiptar të bardhekaltërve, Flavio Sulejmani, pjesë e Kombëtares shqiptare U19.
17-vjeçari kuqezi u hodh në fushë në minutën e 55’ dhe pas 8 minutave në fushë shënon një gol mjaft të bukur me të djathtën në hyrje të zonës.
Sulejmani shkon kështu në kuotën e 2 golave në 15 ndeshje këtë sezon me Lacion. /panoramasport/