sport

VIDEO / Ftesën e Kosovës e feston me gol, Albion Rrahmani gjen rrjetën për të 14-tën herë në Rumani

Albion Rrahmani ka marr ftesë nga përzgjedhësi Franco Foda për ndeshjet e marsit që Kosova i zhvillon ndaj Armenisë dhe Hungarisë.

Sulmuesi i Rapid Bukuresht ishte sonte në fushë, ku skuadra e tij pësoi humbje në shtëpi nga Farul Constanta me rezultat 2-1.

Kur rezultatin ishte 2-0, Rapidi fitoi penallti dhe nga pika e bardhë doli të jetë i saktë Rrahmani për 2-1.

Më këtë rezultat u mbyll ndeshja dhe Rapidi e nisi me humbje fazën finale të kampionatit.

Ky ishte goli i 14-të i Albion Rrahmanit në elitën e futbollit rumun, ku që në vitin e parë, ka befasuar të gjithë me aftësitë e tij.

Për Rapidin nga minuta e parë luajtën edhe Florent Hasani dhe Ermal Krasniqi, por që u zëvendësuan në pjesën e dytë pa lënë gjurmë.

të fundit

Honda po punon për një sistem që i mbush bateritë e makinave elektrike teksa ecin në rrugë

Kompania japoneze Honda po zhvillon një teknologji të re që do t’u mundësojë veturave elektrike të karikohen pa tel gjatë…

4 minutes ago

Vllaznia përforcohet me mbrojtësin e Kombëtares, Andi Hadroj bashkohet me kuqeblutë

Andi Hadroj dhe Ernest MuçiNë bazë të raportimeve të fundit nga media lokale në Shkodër, bëhet e ditur se klubi…

6 minutes ago

Operacion kundër drogës në Maqedoni, 14 të ndaluar, mes tyre një 14-vjeçar

MPB Maqedoni njofton se në natën në mes 22 dhe 23 tetorit, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunësit policorë…

6 minutes ago

Përplasje e ashpër mes Carrick dhe sulmuesit të United në dhomat e zhveshjes, zbulohen detajet

Trajneri i Mancheser Unitedit, Michael Carrick dhe sulmuesi brazilian Matheus Cunha patën një debat të ashpër gjatë humbjes 4-1 ndaj…

7 minutes ago

Aktakuzë ndaj një personi dhe kompanie për mashtrim në tenderë publikë me vlerë mbi 500 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet J.P. dhe një personi juridik, nën dyshimin për…

10 minutes ago

Ramadani: Ligji i kthyer nga presidentja nuk mund të pësojë ndryshime në Kuvend

Deputeti i Aleancës Burim Ramadani, ka thënë se Kuvendi i Kosovës nuk mund ta ndryshojë Ligjin për Specialen, të cilin…

11 minutes ago