Inter Miami ka marrë fitoren e dytë radhazi në MLS, teksa ka triumfuar 3-1 në shtëpi ndaj Nashville SC.
Messi me shokë e panë veten në disavantazh që në minutën e dytë pas një autogoli të Negri, por skuadra e Martinos ktheu gjithçka në favorin e vet brenda pjesës së parë.
Messi barazoi shifrat në minutën e 11-të, duke i hapur rrugë kështu përmbysjes së madhe nga Busquets.
Në pjesën e dytë, për Inter Miamin mjaftoi menaxhimi i rezultatit dhe një gol i argjentinasit Messi për të marrë 3 pikë me vlerë në kampionat.
Goli i 1:
Goli i 2: