VIDEO / Eskalon situata te Kameruni: Samuel Eto’o përplaset me trajnerin Brys

Samuel Eto’o është përfshirë sërish në disa polemika që mund t’i kushtojnë ndoshta edhe me shkarkim nga posti i presidentit të federatës Kamerunit.

Këtë herë, presidenti i futbollit kamerunas qortoi publikisht trajnerin e ri të kombëtares, Marc Brys, i cili thuhet se ka një konflikt me legjendën e Barcelonës.

“Ti je trajner sepse të kam emëruar unë, jo sepse të ka bërë dikush tjetër. Ju keni bërë shumë gabime dhe ju kërkoj të qëndroni në këtë mbledhje, sepse nëse nuk e bëni, unë do të detyrohem të pyes komitetin tim ekzekutiv”, ka thënë Eto’o përballë Brys.

Eto’o filloi të ngriste tonin e tij.

“Ajo që bëni ju, trajner, është përgjegjësia ime. Dhe mos më flisni kështu, zotri trajner. Ndaloni këtë rrëmujë. Në cilin vend mendoni se jeni, zotëri? A mund ta bësh këtë në Belgjikë (Brys është belg”. Nëse e kaloni atë derë, nuk do të ktheheni kurrë… Drejtor, mblidhni Komitetin Ekzekutiv”, ka vazhduar legjenda kamerunase.

Pra, cila ishte arsyeja e kësaj bisede të ashpër? Sipas Carlos Tico të Marcas, Brys u emërua kryetrajneri i Kamerunit nga ministria e sportit të vendit pa miratimin e Eto’o. Presidenti mesa duket e ka marrë vesh emërimin nga televizori në shtëpinë e tij.

Eto’o nuk e pëlqeu zgjedhjen që në fillim, kështu që tensioni mes të dyve ka qenë aty që në ditën e parë. /Telegrafi/


Shtuar 28.05.2024 21:17