Elbasani ka marrë një fitore të rëndë sot në transfertë në “Air Albania”, duke u kthyer përsëri mes skuadrave pretendente për kreun e Superiores pas suksesit 4-1 ndaj Tiranës.
Bardheblutë e nisën ndeshjen duke qenë më kërkues, por 10 minutat e fundit të pjesës së parë ishin të tmerrshëm teksa pësuan dy gola dhe rrezikuan të pësonin edhe të tjerë.
Ata rihapën ndeshjen me Tabeku në pjesën e dytë duke dhënë shenja ringjalljeje. Por kundërsulmet e Elbasanit ishin vdekjeprurëse dhe verdheblutë goditën dy herë të tjera në shtesë për të vulosur suksesin 4-1.
GOLAT:
90’+6’ GOOOL ELBASANI! Tjetër kundërsulm perfekt i verdhebluve të cilët me Diallo gjejnë edhe një herë rrjetën. (VIDEO)
90’+2’ GOOOL ELBASANI! Ze Gomesh merr topin dhe përshkon gjysmën e fushës, duke dalë i vetëm para Tafas për të çuar sferën në rrjetë. (VIDEO)
81’ Diallo nga e djathta harkon në zonë për Lajthinë i cili provon me një gjuajtje akrobatike, por çon sferën mbi traversë. (VIDEO)
69’ Lila gabon me një top mbrapa, duke i dhënë mundësinë Tabeku të rrezikojë. Sulmuesi nuk kalon Janaçek, më pas Mensah ka mundësinë të gjuajë, por bllokohet nga Lila. (VIDEO)
65’ GOOOL TIRANA! Pas një goditje dënimi nga e majta, Tabeku me kokë ia del të mposhtë Janaçek. (VIDEO)
