VIDEO/ E thotë Messi, ky është goli i tij i preferuar

Faqja në Instagran e ‘Topit të Artë’ ngarkoi një video me deklarata të superyllit argjentinas ku në një njërën prej tyre ai veçoi golin e tij të preferuar nga 821 golat e karrierës së tij.

Më 27 Prill 2011, Blaugrana mundi Real Madridin 2-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, me argjentinasin që i shënoi të dy golat (76′ – 87′).

Linku i videos të golit

“Gjithmonë them se golat specialë janë ata që kam shënuar në finalen e Champions League, ata që kam shënuar në finalen e Kupës së Botës. Nuk e di, por goli që më kujtohet gjithmonë është ai kundër Real Madridit, kur i mundëm 2-0 në Bernabeu në gjysmëfinale të Champions League. Mendoj se golat më të paharrueshëm janë gjithmonë më të rëndësishmit, por tani për tani do t’i përmbahem njërit prej tyre”, tha Leo Messi në deklaratën e tij./albeu.com

 


Shtuar 2.11.2023 15:35