VIDEO/ E pazakontë në festën kuqezi pas fitores! Broja i përlotur në stol nuk do të marrë pjesë, Hysaj e merr me zor të shkojë te tifozët

Shqipëria ka siguruar për herë të parë në historinë e saj pjesëmarrjen në fazën play-off të Kupës së Botës.

Një arritje e jashtëzakonshme që padyshim është shoqëruar me festën në fushë të futbollistëve kuqezi. Por jo të gjithë kanë qenë duke festuar. Ndërsa lojtarët përgëzonin njëri-tjetrin dhe gjithashtu edhe poshtë tribunës së ultrasve që kishin udhëtuar për të parë ndeshjen, Armando Broja nuk mori pjesë në festë.

Lojtari ishte dukshëm i zhgënjyer për paraqitjen e tij në këtë ndeshje dhe u shfaq i përlotur ndërsa të tjerët festonin. Ishte Elseid Hysaj ai që vrapoi nga ana tjetër e fushës dhe mori me zot sulmuesin për t’iu bashkuar lojtarëve të tjerë, meqë në ato momente do të kryhej edhe foto e rastit historike.

Edhe zëvendëspresidenti i FSHF, Lutfi Nuri, ngushëlloi lojtarin i cili pa dëshirë iu bashkua pjesës tjetër të ekipit për foton, duke shkuar më pas i dëshpëruar drejt dhomave të zhveshjes.

VIDEO


Shtuar 13.11.2025 23:11