Di Maria e lë në “baltë” Juven, Monza e “grushton” drejt krizës (VIDEO)

Monza ka shkaktuar surprizën e madhe në Serie A ditën e sotme, teksa kanë mposhtur Juventusin, me këtë të fundit që luajti më shumë se 50 minuta me një lojtar më pak, pasi Angel Di Maria doli me të kuq që në pjesën e parë.

“Zonja e Vjetër” tashmë pa frik mund të cilësohet si skuadra që ka humbur “rrugën” pasi në kampionat nuk po arrin të gjejë rezultatet pozitive, me tifozët që tashmë kanë filluar me kërkesat e tyre për të larguar Max Allegrin.

Goli i Gytkjaer C në minutën e 74-të do t’i jepte Monzës fitoren e parë në kampionat, ndërsa tashmë fut në “krizë” bardhezinjtë. Pas kësaj humbje Juve mbetet në kuotën e 10 pikëve duke iu larguar kështu ndjeshëm skuadrave të kreut.

Po ashtu Lazio arriti të mposhte pastër 4-0 Cremonesen, me Immobile që shënoi dopietë, ndërsa Milinkovic-Savic dhe Pedro do të vulosnin këtë takim. Me këtë fitore të kaltrit e Sarrit arrijnë në kuotën e 14 pikëve, ndërsa nga krahu tjetër Cremonese ka grumbulluar vetëm 2 pikë.

Fitore mori edhe Fiorentina, e cila mposhti 2-0 skuadrën e Veronës. Skuadra vjollçë iu fal kështu golit Ikones dhe autogolit të Biraghi, vendimtarë për t’i dhuruar skuadrës 3 pikë të rëndësishme në javën e 7-të të kampionatit. Me këtë 3 pikësh Fiorentina shkon në kuotën e 9 pikëve, teksa Verona mbetet me 5 pikë.

74′ 1 – 0 Christian Gytkjær Assist: P. Ciurria

40′ Ángel Di María Red Card


Shtuar 18.09.2022 17:09