VIDEO / Çmimin “Puskas” e fiton një brazilian, FIFA vlerëson supergolin e shënuar në Amerikën Latine

Goli i Guilherme Madruga ka fituar çmimin “Puskas” nga FIFA, si më i miri në vitin 2023. Një gol me roveshatë në favor të Botafogos që luante kundër Novorizontinos në qershorin e kaluar. Brazilianët në Amerikën Latine mbeten gjithmonë në qendër të vëmendjes.

Çmime të tjera të rëndësishme për meshkuj u fituan nga Ederson si “Portieri i Vitit dhe Guardiola si “Trajner i Vitit”. Të dy pjesë e Manchester City në vitin më të suksesshëm që ka pasur klubi anglez në histori.

Mbetet për t’u parë kush do jetë fitues i “Lojtar i Vitit”. Çmim që do ndahet mes Messit, Mbappes dhe Haaland. Treshja sulmuese që ka dominuar futbollin botëror dhe vitin e kaluar. /newsport.al/


Shtuar 15.01.2024 23:10