VIDEO/ Çmenduri në minutën e 98! Një gol nga portieri fundos keq Realin dhe çon në playoff Benfikën

Benfika e Zhoze Murinjos ka bërë sot mrekullinë përballë Real Madrid me një fitore 4-2 e cila ka ardhur në mënyrë dramatike, duke i siguruar kalimin në fazën tjetër të turenut falë golit të shënuar nga portieri Trubin në shtesë.

Reali kaloi në avantazh me Mbape, por më pas ishin vendësit të cilët morën kontrollin e ndeshjes, duke qenë gjithmonë në avantazh në vijim, edhe pse francezi shënoi edhe të dytin.

Shifrat 3-2 në fakt nuk kënaqnin asnjërën skuadër, pasi Reali e shihte veten jashtë tetëshes, ndërsa Benfika, për shkak golavarazhi, jashtë play-off.

Por në shtesën e ndeshjes ndodhi gjithçka, me dy kartonë të kuq për Asencio e Rodrigo që ia bënë pak më të thjeshtë punën portugezëve.

Megjithatë, goditja erdhi pikërisht me gjuajtjen e fundit në portë, kur Trubin me kokë mposhti Kurtua dhe i dha ekipit fitoren e kualifikimin.

 

Goli i Trubin (VIDEO)

Goli i dytë i Mbape (VIDEO)

Goli i dytë i Shjelderup (VIDEO)

Goli i Pavlidis (VIDEO)

Goli i Shjelderup (VIDEO)

Goli i Mbape (VIDEO)


Shtuar 28.01.2026 23:32