Barcelona fiton edhe ndeshjen e kthimit përballë Benfikës dhe bëhet skuadra e parë që siguron një biletë për në çerekfinalet e këtij edicioni të Champions League. Spanjollët mposhtin 3-1 portugezët në një sfidë ku spikati dyshja Rafinja-Yamal.
Pas suksesit 1-0 në Portugali një javë më parë, Barcelona mposht sërish Benfikën dhe siguron një vend mes 8 më të mirave të Champions League.
Gjithçka vendoset në pjesën e parë. Rafinja zhbllokon ndeshjen. Benfina kundërpërgjigjet me Otamendin, por Yamal dhe sërish braziliani Rafinja ndëshkojnë portugezët, që përfundojë këtu aventurën e tyre në Champions.
Barcelona bëhet skuadra e parë që kualifikohet në çerekfinale, aty ky do të përballet me Lillën ose Dormundin.
Goli i Rafinjës: (VIDEO)
Goli i Otamendit: (VIDEO)
Goli i Jamal: (VIDEO)
Goli i Rafinjës: (VIDEO)