VIDEO/ Champions League e Azisë, Jasir Asani shënon 2 gola

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Jasir Asani ka shënuar 2 gola me fanellën e Esteghlalit në Ligën e Kampioneve të Azisë.

30-vjeçari ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë në transfertën kundër Al Hussein, duke zhbllokuar ndeshjen në minutën e 10-të. Në pjesën e dytë Asani, ka shënuar golin e avantazhit të përkohshëm 2-1 për skuadrën e tij.

Por këto 2 gola të sulmuesit shqiptar, nuk kanë mjaftuar që Esteghlali të fitojë sfidën, që përfundoi 3-2 për Al Hussein, që kualifikohet më tej.

Asani ngjitet në kuotën e 4 golave në Champions League të Azisë këtë sezon në 8 takime të luajtura me fanellën e Esteghlalit.

 


Shtuar 17.02.2026 22:06