VIDEO/ Barcelona mposht me 3 gola Osasunën

Barcelona nuk fal në shtëpi, teksa mposhti me rezultatin 3 me 0 Osasunën në duelin e vlefshëm për javën e 27-të të  La Ligës. Ky ishte triumfi i 20-të në kampionat për katalanasit, që e shohin veten në vendin e parë me 63 pikë, 3 më shumë se Reali i vendit të dytë.

Ishte Ferran Torres, i cili në minutën e 11-të hapi serinë e golave, ndërkohë që në minutën e 21-të, Olmo shënoi me penallti.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2 me 0. Për të vulosur sfidën mendoi Robert Levandovski. I hedhur në fushë në minutën e 68-të, polaku arriti të tunde rrjetën në të 77-tën, duke sigluar rezultatin 3 me 0.

Duelin e radhës, Barcelona e luan në shtëpi ndaj Gironës në datën 30 mars.

GOLI I LEVANDOVSKIT: VIDEO 

GOLI I DANI OLMOS: VIDEO 

GOLI I TORRES: VIDEO 


Shtuar 27.03.2025 23:04

Tags: