Barcelona po tregon një formë të jashtëzakonshme në ndeshjet e para të këtij sezoni në La Liga.
Blaugranat kanë marrë fitoren e katërt radhazi, kësaj here kundër Vajadolidit.
Skuadra e Hansi Flikut ka triumfuar me shifrat e thella 7-0, ku Rafinja shënoi tripletë dhe golat e tjerë u shënuan nga Levandovski, Kunde, Olmo dhe Torres.
Barcelona udhëheq e vetme kampionatin spanjoll me 12 pikë të plota.