VIDEO / Arbitri anulon penaltinë pasi lojtari e kishte shënuar golin

Sot Borussia Dortmund mposhti Borussia Monchengladbach me rezultat 2-1 në ndeshjen e javës së 29-të të Bundesligës gjermane dhe ndeshja u veçua nga një situatë e pabesueshme që ndodhi në minutën e 49.

Marcel Sabitzer shënoi gol nga penalltia, por arbitri vendosi një precendent të ri në botën e futbollit duke ia anuluar penaltinë.

Bëhet fjalë për një rast kur Adeyemi u rrëzua nga portieri vendas në zonën e rreptësisë.

Ky moment do të gjykohej si 11-metërsh, Sabitzer vendosi topin në pikën e penalltisë dhe e dërgoi në cepin e rrjetës.

Teksa lojtari i Dortmundi nisi festën, arbitri njoftoi se diçka po ndryshonte nga dhoma VAR.

Për habinë e të gjithëve, arbitri shkoi që të shoh situatën dhe vendosi që të anulojë tërësisht vendimin e tij për penallti, pasi në gjykimin e ri, rënia e Adeyemi nuk duhej dhënë 11-metërsh, pavarësisht se Sabitzer e kishte ekzekutuar dhe kishte shënuar.