VIDEO/ Arbër Hoxha bën mrekullinë në minutën e 102-të! Festë e çmendur ndaj rivalit historik, Dinamo Zagreb shpëton në fund

Arbër Hoxha ka shënuar për Dinamo Zagreb në Kroaci. Goli erdhi ndaj rivalëve historik të Hajduk Split, për të vendosur baraspeshën në minutën e 102-të. Festa më pas ishte e çmendur.

Të dyja golat e ndeshjes së vlefshme për javën e 16-të u shënuan në pjesën e dytë. Rezultati 1-1 ndërkohë i buzëqesh Dinamos së Zagrebit, që mbetet në krye të renditjes.

Ishin akorduar 13 minuta shtesë në fundin e kohës së rregullt. Vetë Hoxha shënoi në minutën e 102-të, pasi u pozicionua ku duhet për të shënuar golin më të rëndësishëm.

Hoxha është lojtari i momentit te Dinamo Zagreb. Sulmuesi i Kombëtares po e udhëheq në garën për titull, ndërsa deri tani numëron gjashtë gola dhe dy asistimeve. Hoxha po ashtu ishte me fat, duke qenë se dëmtimi i ndeshjes së fundit nuk rezultoi asgjë serioze.

Shikoni dy videot per te pare golin e Arbër Hoxhës: VIDEO 1  dhe VIDEO 2


Shtuar 7.12.2025 00:20