Amir Abrashi është një futbollist i jashtëzakonshëm që ka dhënë kontribut të madh për Kombëtaren e Shqipërisë në 10 vitet e fundit.
Përveç kontributit të madh që ka dhënë për Shqipërinë, Abrashi është një nga futbollistët më të mirë që ka luajtur në Superligën e Zvicrës ku vazhdon ende të lë gjurmë me fanellën e Grasshopperit.
33-vjeçari është kapiten i skuadrës më të madhe zvicerane dhe padyshim idhulli më i madh që kanë pasur tifozët bardhekaltër.
Se sa e duan Abrashin tregon edhe video e fundit që ka publikuar Grasshopper në rrjetet sociale.
Një tifoz i vogël kishte shprehur dëshirë që ta ketë kapitenin Abrashi në festën e ditëlindjes dhe kjo dëshirë e tij u bë realitet disa ditë më vonë.
Abrashi kishte vendosur të shkonte në shtëpinë e djaloshit të vogël duke e befasuar atë dhe duke i dhuruar një fanellë të tij të Grasshopperit.
Kjo video është pëlqyer jashtëzakonisht shumë, derisa Abrashi tregoi edhe njëherë se përveç që është një kapiten dhe futbollist i madh në fushë, ai është një njeri i jashtëzakonshëm edhe jashtë fushës duke bërë gjëra të bukura për tifozët e tij.
Unser Captain Amir Abrashi überraschte in der vergangenen Woche GC-Fan Karl an seinem Geburtstag 💙🤍#gc #zürich #traditionsclub pic.twitter.com/ggGG1PHyDS
— Grasshopper Club Zürich (@gc_zuerich) March 12, 2024