Vetëm 6 minuta, Manaj i jep fitoren Spezias (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rei Manaj, ishte protagonist në triumfin 2-0 që skuadra e tij Specia arriti kundër Kaljarit, në sfidën e vlefshme për Serin A italiane.

Lushnjari e nisi këtë përballje nga stoli, teksa u hodh në fushë në minutën e 68-të, teksa vetëm 6 minuta i mjaftuan për të tundur rrjetën, duke hipotekuar fitoren e skuadrës së tij. Në momentin e realizimit Manaj hoqi fanellën dhe ua tregoi atë tifozëve.

Në përfundimin e takimit, 25-vjeçari, u vlerësua me notën 7.1 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”.

Manaj qëndroi në fushë 22 minuta, ku të vetmen gjuajtje në portë, e dërgoi në rrjetë.


Shtuar 12.03.2022 17:31

Tags: ,